Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maskat me detyrim, rritet kërkesa për blerje në farmacitë e Tiranës

2020/10/14 at 8:55 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maskat me detyrim, rritet kërkesa për blerje në farmacitë e Tiranës

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se nga e enjtja e kësaj jave maskat do të jenë një detyrim në ambiente të hapura dhe të mbyllura ka rritur në mënyrë të menjëhershme kërkesën pranë farmacive.

Nga një vëzhgim i Monitor në farmacitë e kryeqytetit konfirmohet se është shtuar kërkesa për maska njëpërdorimshme por ende njerëzit preferojnë që t’i blejnë me copë.

“Nga fillimi i javës pati një rritje të kërkesës për maska por sigurisht jo të gjithë përballojnë që të blejnë pako. Kryesisht i kërkojnë me copë ndoshta 5-10 të tilla. Çmimi deri tani nuk ka ndryshuar” pohon Orjola, farmaciste pranë Komunës së Parisit. Sipas saj kërkesa pritet të vijë në rritje të vazhdim por për shkak të kostos ndoshta njerëzit do të kenë tendencën të marrin maska shumëpërdorimëshe. Këto të fundit mund t’i gjesh kudo nëpër faqe online në internet për çmime që nisin nga 150 lekë.

Maskat njëpërdorimëshe shiten sot nëpër farmacitë e kryeqytetit mes 25-30 lekëve një çmim që aplikohet prej kohësh dhe dukshëm më i ulët se në fillimet e pandemisë kur një maskë në farmaci shitej deri në 120 lekë. Kjo situatë kaotike dhe rritje e dukshme e çmimeve erdhi si efekt i shpërthimit të pandemisë dhe vendosjes së masave kufizuese.

Në fundjavën që lamë pas kreu i qeverisë tha se një karantinë e dytë do të ishte shkatërruese ndaj alternativa më e përshtatshme për të evituar këtë do të ishte mbajtja e maskës.

“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende, e detyrueshme jashtë. Nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtare dhe siç e dini është një temë që diskutohet çdo ditë , por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, barit apo restorantit, ku je ulur. Maskat do të jetë e detyrueshme, dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, Mos ketë asnjë iluzion se do mund t’i shmanget gjobës. Siç e shihni, kjo është një tendencë e përgjithshme, që ne nuk mund ti shmangemi” tha Rama.

Deklarata erdhi pas rritjes së numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital të të sëmurëve të prekur nga COVID-19.

Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Pse duhet të durojmë!

Opinion - Maskat e detyrueshme, ç'do ndodhë?

Vlorë/ Autoritetet shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar pakon me eksploziv

Alarmoi banorët e Vlorës, çanta e dyshimtë kishte brenda 200 gr tritol

PD i përgjigjet Ramës për “oligakët”: Iu dhe 300 milionë euro për kokë

Teliti i kthehet Ramës për borxhin: E rritët dhe e përdorët për konçesione

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com