Aktualitet

Maska e detyrueshme, aeroporti i Rinasit njofton 15 fluturime të dielën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:42 - 30/01/21 |
Opi Nion

Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar se gjatë ditës së dielë nga Tirana janë konfirmuar 15 fluturime. Duke patur parasysh situatën e krijuar nga Covid 19 dhe faktin që shumë nga vendet pritëse kërkojnë tampon negativ apo karantinë, autoritetet aeroportuale i bëjnë thirrje qytetarëve të informohen mbi këto rregulla, ndërsa bëjnë të ditur se maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, fluturimet që do të kryhen gjatë të dielës 30 Janar, do të jenë si më poshtë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dh ekthim

Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim

Albaëings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim

“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese”, njoftojnë autoritetet e aeroportit./Opinion.al

Pas