Kronikë

Mashtronte se ndihmonte të miturit dhe përfitonte para, në pranga e reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 03/04/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar ndalimin e një shtetaseje, ndërsa dy të tjerë janë vënë në kërkim për aktivitet të paligjshëm kibernetik, me qëllimin përfitimin e shumave monetare.

Në operacionin e koduar “KAMELEONËT 2”,  është ndaluar shtetasja me inicialet A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa janë shapllur në kërkim , A. M., 34 vjeç dhe S. N., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

“Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore. Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.  Tërheqja e shtetasve të interesuar bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal. Këta shtetas, për një periudhë disamujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj”, njofton policia.

Raportohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare./Opinion.al

Pas