Bota

Britani/Shtatë të vdekur nga mpiksja e gjakut pas vaksinës AstraZeneca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 03/04/21 |
Opi Nion

Shtatë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar nga mpiksjet e gjakut pasi u vaksinuan kundër koronavirusit me vaksinën e AstraZeneca, njoftoi sot Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA). Dje e njëjta agjenci tha se kishte identifikuar 30 raste të efekteve anësore në lidhje me mpiksjen e gjakut në më shumë se 18 milion doza të injektuara nga kjo vaksinë.

Kujtojmë se së fundi disa nga vendet e BE, kanë vendosur të pezullojnë dhënien e vaksinës për personat mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që Gjermania pezulloi sot edhe dhënien e dozës së dytë të kësaj vaksine për personat poshtë kësaj moshe./Opinion.al

 

 

Pas