Inspektorati Qëndror Teknik dhe Industrial paralajmëron ndjekje penale për ata që shkelin ligjin në tregtimin e gazit.
Referuar rastit të publikuar nga Tv Klan, ku një pikë karburanti pavarësisht bllokimit të bërë, vazhdonte të tregtonte gaz për qytetarët , Inspektorati Teknik thotë se po meren masa ndërshkuese edhe në bashkëpunim me institucione të tjera të drejtësisë.
Drejtuesit e Inspektoratit shprehen se në Shqipëri numerohen afro 400 autogazë, dhe është e pamundur që abuzimet të kapen në kohë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të fundit konstatonte se Inspetorati Qëndror Teknik nuk kishte numrin e duhur të punonjësve për të mbajtur nën kontroll te gjithe territorin.
Tv Klan