Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat që u morrën nga vendet e Bashkimit Europian për krizën e Covid-19

2020/09/12 at 8:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Masat që u morrën nga vendet e Bashkimit Europian për krizën e Covid-19
Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e marra nga vendet anëtare të BE-së për krizën e krijuar nga pandemia.

Dokumenti analitik nënvizon se në përgjigje të situatës nga Covid-19 rreth një e dhjeta e iniciativave dhe politikave të zbatuara nga vendet e BE-së ishin për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të biznesit dhe marrjen e shërbimeve kryesore (11%), si dhe parandalimin e vështirësive sociale (9%). Pjesa më e madhe e këtyre iniciativave që synonin mbajtjen në këmbë të sipërmarrjes u zbatuan nëpërmjet dhënies të pagesave në formën e grandeve të pakthyeshme, kryesisht për të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla.


Dhënia e pagesës në formën e grandit ishte për t’u mundësuar vazhdimin e pagesave të kostove operative, si për qira, shërbime komunale, etj. Pas këtyre iniciativave, u zbatuan nismat e dhënies të ndihmës financiare, si: kredi për biznesin me norma të ulëta interesi përmes garancive bankare të mbështetura nga shteti, shtyrjen e pagesave për kontributet e sigurimeve shoqërore, taksat dhe pagesat e huasë.

Në mbrojtje të punësimit, vendet e Bashkimit Europian përqendruan 70% të masave mbrojtëse për angazhimin në punë me orar të shkurtuar. Një tipar tjetër domethënës i përgjigjes së politikave ndaj Covid-19 ka qenë shtrirja e masave në mbrojte të ardhurave për grupe që nuk janë mbuluar më parë ose janë mbuluar vetëm pjesërisht, siç janë të vetëpunësuarit, punëtorët me kontratë me orar të pjesshëm dhe punonjësit që ishin të detyruar të karantinoheshin.

“Pavarësisht miratimit të gjerë të masave të mbrojtjes së të ardhurave, shumë individë dhe familje pësuan ulje dramatike të tyre dhe në përpjekje për ta trajtuar këtë situatë, u prezantuan masa për shtyrjen e pagesave të qirave dhe kredive. Shpejtësia dhe natyra dramatike e fillimit të krizës nënkuptonte që iniciativat për të mbrojtur ose shtyrë pagesat e qirasë ose kredisë për shembull, janë bërë një rrugë shpëtimi për shumë familje, të ardhurat e të cilave ranë në mënyrë dramatike brenda ditës”, citohet në raport.

Një sondazh i zhvilluar në fillim të muajit prill nga Eurofound evidentoi situatën e zymtë të krijuar nga Covid-19. Nga rezultatet e sondazhit 38% e të anketuarve raportuan se gjendja e tyre financiare ishte përkeqësuar dhe 47% e tyre raportuan vështirësi në pagesa (një shifër që rritet deri në 87% duke përfshirë edhe të papunët).

Midis tyre, afër 30% e individëve kishin krijuar detyrimi të prapambetura nga faturat, 22% kishin detyrime të prapambetura nga qiratë dhe kredia, ndërsa një e pesta e të anketuarave kishin frikë për akomodimin për shkak të borxheve nga qiraja, edhe pse shumë masa u adresuan ndaj të pastrehëve dhe punonjësve me paga të ulëta.

Një e katërta e politikave me masa për shtyrjen e qirasë dhe kredive, u përqendruan edhe të sektorët më të prekur të ekonomisë, si: turizmi, transporti, artet dhe argëtimi. Nisma të tilla synonin rritjen e likuiditetit të bizneseve dhe të fuqisë punëtore në mënyrë specifike për sektorin e shëndetësisë, ku kërkesa për këto shërbime u rrit ndjeshëm.

“Masat e mbështetjes e marrë nga shtetet anëtare synonin minimizimin e ndikimit të pandemisë te bizneset, të punësuarit dhe qytetarët. Nga vendet e BE-së, përveç masave për të mbështetur sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor dhe krijimin e programeve të koordinuara të kërkimit që kërkojnë trajtime efektive për Covid-19 dhe nxitjen e bashkëpunimit për zhvillimin e një vaksine, një paketë masash është miratuar në mbrojtje të vendeve të punës dhe bizneseve. Ato përfshinë lehtësimin e rregullave për përfitim të ndihmës shtetërore të BE-së dhe lejimin e fleksibilitetit në zbatimin e ligjeve fiskale nga qeveritë, me qëllim sigurimin e likuiditetit bizneset dhe ruajtjen e vendeve të punës.”

Për të zbutur pasojat e krizës nga Bashkimi Europian në fillim të prillit 2020 u miratua paketa e shpëtimit me vlerë 540 miliardë euro. Kjo paketë përfshinte edhe një Fond Garancie pan-europian të krijuar nga Banka Europiane e Investimeve, me vlerë 200 miliardë euro për financimin e kompanive të vogla dhe të mesme dhe krijimin e një fondi të ri deri në 100 miliardë euro për të mbështetur shtetet anëtare që zbatojnë skema për të punuar me orar të shkurtuar në përpjekje për të mbrojtur vendet e punës.

Për të zbutur rreziqet e papunësisë, në rast urgjence, më 19 maj u miratua një tjetër masë, e njohur si mbështetje “e sigurt” për financimin me hua me kushte të favorshme për vendet e BE-së që po përballen me një rritje “të papritur dhe të ashpër” të shpenzimeve për skema të tilla.

Gjithashtu u miratuan masa specifike në mbështetje të sektorëve të caktuar, siç ishte turizmi që u godit më tepër nga pandemia. Më 27 maj 2020, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen njoftoi planet për të marrë hua 750 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes në BE./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Turqia akuzon BE-në se po përkrah “verbërisht” Qipron dhe Greqinë

Turqia akuzon BE-në se po përkrah "verbërisht" Qipron dhe Greqinë

29-vjeçari me 187 km/h, çfarë ndodhi gjatë mbrëmjes në rrugën Sauk-Teg

29-vjeçari me 187 km/h, çfarë ndodhi gjatë mbrëmjes në rrugën Sauk-Teg

Kosovarët nuk e braktisin bregdetin, vetëm në mëngjes hynë 15 mijë pushues

Kosovarët nuk e braktisin bregdetin, vetëm në mëngjes hynë 15 mijë pushues
















TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com