Bota

Turqia akuzon BE-në se po përkrah “verbërisht” Qipron dhe Greqinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:06 - 12/09/20 |
Al Do

Turqia akuzoi vendet e Bashkimit Evropian se po anojnë “verbërisht” në drejtim të anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros, lidhur me tensionet në Mesdheun lindor.

Ankaraja i bëri thirrje Bashkimit Evropian të braktisë këtë politikë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, gjithashtu i kërkoi Greqisë të kontribojë në uljen e tensioneve duke mbështetur një iniciativë të NATO-s që synon të zvogëlojë rrezikun e një konflikti të armatosur në det.

Ai tha se Greqia duhet të tërheqë anijet luftarake që po monitorojnë një anije kërkimore turke – e cila poashtu shoqërohet nga anijet luftarake.

Aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, kanë vendosur njësitë e forcave detare dhe ajrore në Detin Mesdhe pasi të dyja pretendojnë se gëzojnë të drejtën e kërkimit të gazit natyror në rajon.

Më herët Shtetet jugore të Bashkimit Evropian thanë se do të hartojnë një listë të sanksioneve kundër Turqisë, nëse Ankaraja nuk vjen në tryezën e negociatave për të zgjidhur një mosmarrëveshje territoriale me Greqinë dhe Qipron.

Paralajmërimi u bë të enjten vonë, pas një samiti joformal të të ashtuquajturit grup MED7, i kryesuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Turqia ka shprehur dëshirë për t’u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.

Pas