Aktualitet

Kosovarët nuk e braktisin bregdetin, vetëm në mëngjes hynë 15 mijë pushues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 12/09/20 |
Al Do

Bregdeti shqiptar nuk është braktisur as në shtator nga pushuesit kosovarë. Me ardhjen e fundjavës janë rikthyer edhe radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, në Shqipëri kanë hyrë 15 mijë pushues, ndërsa puna vijon me kapacitet të plotë, 6 sportele, si dhe me procedurë të përshpejtuar.

Nga të  dhënat e Qëndrës së Menaxhmit Kufitar të Kosovës mësohet se mbi 123 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Morinë, gjatë 11 ditëshit parë të këtij muaji. Ndërsa në një bilanc të muajit gusht, mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare e Kosovës, gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës./Opinion.al

Pas