Aktualitet

Masat anti-covid/ Gjobiten 6 biznese, pezullohet një fasoneri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:42 - 24/06/20 |
Opi Nion

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka pezulluar 1 fasoneri dhe ka vendosur 6 gjoba për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje të masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1722 inspektime subjektesh nga ana e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Mbi 78 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së pandemisë.

Inspektimet do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj,  me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve./ Opinion.al

Pas