Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi

2020/06/24 at 6:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berlini dhe Parisi përshpejtojnë hapat në dialogun Kosovë-Serbi

Ndërsa të gjithë presin me kureshtje se ç’do të dalë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Berlini dhe Parisi organizojnë një takim tjetër mes Kosovës dhe Prishtinës.


Formati është përcaktuar pak a shumë qysh në konferencën e Berlinit, në prill 2019 dhe është në vazhdën e përpjekjeve serioze që po bën kancelarja Merkel dhe Presidenti francez Macron për ta mbajtur nën udhëheqjen e BE dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Takim në korrik në Paris

Pra, sipas burimeve të DW, ftesë do t’u bëhet ndër te tjera si kryeministrit Hoti ashtu edhe presidentit Thaçi, dhe homologëve të tyre serbë. Takimi i nivelit të lartë do të jetë real, jo virtual. Dhe pritet të bëhet qysh në javën e dytë të korrikut. Kjo konferencë qe planifikuar të bëhej qysh një vit më parë, po në korrik, kur e Ngarkuara e Komisionit të BE-për Politikën e Jashtme ishte Federica Mogherini. Tani kemi një komision të ri, dhe një të ngarkuar të ri për bisedimet, pra, Miroslav Lajçak, i cili gëzon besimin e plotë si të Francës ashtu edhe të Berlinit.

Marrëveshje e re mbi një projekt të vjetër

Edhe nesër pritet të ketë një takim mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Mund të duket si garë mes Lajçakut dhe Grenellit. Por vëzhguesit në Gjermani janë të bindur se kjo garë ka të bëjë më tepër me  shpejtësinë e bisedimeve sesa me përmbajtjen.  Burime diplomatike nga Berlini presin që edhe ky takim  të përfundojë si ato të mëparshmit, me një “letër” të re “of intend”, këtë radhë për një projekt të vjetër: Mini-Schengenin.

Por pyetja që shtrohet është se përse nxiton presidenti amerikan të merret me këtë? Në një koment në Frankfurter Allgemeine Zeitung, korrespondenti i kësaj gazete për Ballkanin, Michael Martens, shpreh shqetësimin se presidenti amerikan Donald Trump mund ta përdorë këtë zgjidhje në kuadër të bisedimeve në Uashington, të cilat ai i paraqet si “bisedime për paqen”, si justifikim për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

BE nuk bën dot pa SHBA

Në qarqet qeveritare dhe diplomatike nga Berlini ky nuk është një skenar i dëshiruar. Edhe, pse nga njëra anë, ndoshta largimi i SHBA nga BE-ja mund t’i sillte qetësi Brukselit që të merrej më qetë me dy vendet, që dëshiron t’i anëtarësojë në  BE. Por nga ana tjetër, edhe Berlini, edhe Parisi e dinë shumë mirë, se pa SHBA-të ata nuk duan, dhe nuk mund të arrijnë kurrë një paqe të qëndrueshme në rajon. Prandaj edhe takimi i nesërm në Bruksel dhe i, pas gjase, 10 korrikut në Paris pritet të jetë më tepër për të mbështetur procesin afatgjatë të gjetjes së gjuhës së përbashkët mes dy vendeve, konflikti mes të cilave ekziston prej më shumë se 100 vjet-ësh./ DW



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon Haradinaj

Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon Haradinaj

Koronavirusi, Meta: Të mbyllen fasoneritë nëse nuk garantohen standardet

Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit,Meta: Besojmë tek pafajësia

Ministria e Brendshme e Kosovë kallëzon penalisht presidentin Thaçi

Takimi Kosovë-Serbi në Uashington, Thaçi anulon pjesëmarrjen
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}