Kronikë

Masakra me një të vrarë në Vlorë,shqiptari në kërkim nga policia britanike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 26/10/20 |
Opi Nion

Autori i një masakre të ndodhur në 20 prill të vitit 2017 në Shqipëri është në kërkim nga Policia Britanike. 41-vjeçari shqiptar, Arian Kondi, akuzohet për vrasjen e një personi dhe për plagosjen e tre të tjerëve, pas një sherri në një lokal në Vlorë.

Policia britanike po kërkon informacion nga qytetarët, për të arrestuar shqiptarin që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët e policisë besojnë se Kondi mund të jetë në Londër në zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon.

Mediat britanike shkruajnë se një “alarm i kuq” është shpërndarë nga Interpol-i dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e tij nga Gjykata e Magjistraturës në Uestminster.

Në njoftimin e policisë, thuhet se kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë përmes 101./ Opinion.al

Pas