Jesse Hughes, lider i Eagles of Death Metal, ka deklaruar se dëshiron të çojë deri në fund koncertin e ndërprerë brutalisht nga atentatorët e Parisit, duke u bërë kështu banda e parë muzikore që kthehet në Bataclan: “Dua të jem i pari që këndoj në teatër, sapo të hapet”. “Mezi po pres orën të kthehem në Paris për të kënduar”, ka vazhduar Hughes i intervistuar nga Vice. “Miqtë tanë erdhën të dëgjonin rock&roll dhe humbën jetën. Dua të përfundoj koncertin”. Banda është kompletuar, përfshirë edhe anëtarin Josh Homme, që megjithatë nuk ishte prezent në koncert. Njëri nga pjesëtarët e grupit ka treguar një detaj, duke i mos mbajtur lotët, çfarë ndodhi gjatë sulmit terrorist. “Pashë njërin nga burrat e armatosur, u rrotullua dhe më drejtoi armën, por për pak nuk më kapi pasi qëlloi derën”. tregoi Shaw London, inxhinier i zërit. “U shtrimë në një dhomë bashkë me djemtë e gjakosur”, ka shpjeguar basisti Matt Mc Junkins, “ duke përdorur karrige dhe minibarin për të bllokuar hyrjen”. “Dikush kishte lënë shishen e shampanjës për festimet pas showt dhe e morëm… që ta përdornim si armë. Dyshemeja ishte e mbuluar me gjak.” Josh Homme tregon se si mori një mesazh direkt nga Hughes. Thoshte: “Të gjithë janë godituar nga armët e zjarrit. Kanë marrë pengje. Shikoj gjak gjithandej, kudo”.