Te Fundit

Byrek me gjizë- menuja ditore e Organizatës Botërore të Ushqimit.


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 27/11/15 |
b.f

“Byrek me gjizë” ishte receta e ofruar për të gjitha amvisat nga “World Food Programe”, një nga organizatat më të mëdha humanitare në botë, kundër urisë. Kjo organizatë, ndonëse që prej vitit 2006 nuk ka më zyrë në Shqipëri, ndihmon çdo ditë familjet shqiptare në nevojë, nëpërmjet platformës së saj online SCOPE, ku njerëzit dhurojnë para në ndihmë të të varfërve. Amvisa e sotme ishte Salta, një 73-vjeçare, nëna e 9 fëmijëve nga fshati Darëzezë i qytetit të Fierit, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet e janarit, të cilat ishin më të rëndat në Shqipëri gjatë dekadave të fundit. “Familja e saj humbi 7 pula dhe një dhi e cila po lindte gjatë përmbytjeve. Të gjitha këto u përmbytën, duke marrë me vete edhe mundësinë për të siguruar ushqimin për fëmijët,” thuhet në faqen e World Food Programe. Receta e saj, ishte “ byrek me gjizë”, një nga gatimet tradicionale shqiptare. Salta ashtu si të gjitha amvisat e tjera, pasi bleu të gjithë përbërësit e nevojshëm, përgatiti byrekun.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas