Te Fundit

Ilir Kupa rrëfehet për arratisjen nga burgu grek.


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 27/11/15 |
b.f

Përballjet e Ilir Kupës me drejtësinë duket se s’do të reshtin edhe për shumë kohë. Prej tri seancash i arratisuri nga burgu i Trikallasë në Greqi, është ulur në kafazin e hekurt, për të dhënë llogari para drejtësisë. Ndaj Kupës dhe Fatos Sulajt rëndon akuza e vrasjes së dy policëve mbetur në tentativë. Një krim, sipas prokurorisë i ndodhur në kohën kur Ilir Kupa u arratis nga Trikalla.

Nga burgu 302 ku ndodhet i izoluar, Kupa baba i dy fëmijëve të mitur, kundërshton akuzën dhe kërkon që gjykatat e vendit të tij ti japin drejtësinë e munguar. “Mjaftojnë të shohin kamerat e sigurisë së burgut që gjykatësit të binden që unë dhe shqiptarët e tjerë që u arratisëm nuk kemi tentuar të vrasim policë”, thotë Kupa në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Ai rrëfen arsyet që e shtynë të ndiqte pas mikun e tij Marjan Kola, të cilin e cilëson si organizator të arratisjes. Kupa flet për momentin e vrasjes së tre miqve, sesi u qëlluan ata me dhjetëra plumba pas shpine nga policia greke. Ndërsa, në fund bën thirrje vetëm për drejtësi…

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas