Getoar Selimi ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme, ndërsa nuk kanë munguar surprizat e shumta nga miqtë e fansat e reperit. Ai ka preferuar të ndajë me publikun fotografinë e tortës që partnerja e tij, Marina Vjollca, i ka bërë surprizë.
Përbri kësaj fotografie, Geti i bën një dedikim të veçantë Marinës, duke e cilësuar atë si “një nga bekimet më të mëdha të Zotit”, por ajo që bie në sy është që e quan “My wife” (gruaja ime).
Të jetë martuar vallë ky çift në fshehtësi, pa e marrë vesh askush?!