Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Martesat e detyruara të grave emigrante, fenomen shqetësues në Evropë

2023/03/07 at 7:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Martesat e detyruara të grave emigrante, fenomen shqetësues në Evropë

Refuzimi i disa grave të reja emigrante në Evropë, që të nënshtrohen dhe martohen me forcë, ndonjëherë u kushton me jetë. Ky është një fenomen tejet i pranishëm tek komuniteti pakistanez në Itali.


Në dy procese gjyqësore, prokurorët italianë po kërkojnë drejtësi për gratë emigrante pakistaneze, që dyshohet se u vranë nga të afërmit e tyre, vetëm se refuzuan të martohen me burrat që familja u zgjodhi.

Rastet e shumta kanë nxitur shtimin e zërave që kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje më të madhe për gratë emigrante, që jetojnë midis traditave të vjetra familjare dhe mënyrave perëndimore të jetesës.

Pak minuta pas lindjes, prindërit e pakistanezes Iram Aslam e fejuan atë me një kusheri, që kishte lindur 17 ditë para saj.

Por zonja Aslam, e cila gjatë adoleshencës emigroi në Itali, e shihte kushëririn e saj si vëlla.

Gjatë një vizite në vendlindje, ajo u kishte thënë hallave të saj se nuk ishte gati për martesë.

“Ato u munduan të më bindnin të martohesha me të”, thotë 29 vjeçarja.

“Nuk dua të martohen me të, ju lutem mos ma kërkoni më”, reagoi ajo pas insistimit të familjes.

Familjarët e saj në Itali dhe Pakistan vazhduan këmbënguljen se ajo duhej të martohej me një burrë të zgjedhur prej tyre. Ata i propozuan asaj rreth 30 partnerë të mundshëm. Zonja Aslami i refuzoi të gjithë.

“Ata u zemëruan dhe tani askush nuk më flet”, thotë ajo.

“Doja dikë tjetër. Por ata nuk u pajtuan, sepse në komunitetin tonë dashuria nuk ekziston. Dashuria shihet si mëkat”, thotë zonja Aslami.

Ajo kërkoi që të mos i shfaqet fytyra, sepse ndihet e frikësuar nga fqinjët pakistanezë në Guastella të Italisë, një qytet me 15 mijë banorë që dominohet nga emigrantë të komunitetit të saj.

“Ata nuk të lënë të jetosh, të vrasin. Sa herë që më shihnin në rrugë, thirrnin vëllain tim. Nuk e kuptonin se kthehesha vonë nga shkolla. Çdo natë kisha probleme me vëllain. Një herë më shkuli flokët, sepse donte të më kontrollonte celularin”, rrëfen ajo.

Sot, zonja Aslami ka një vajzë 3 vjeçe dhe nuk është e e martuar. Pa miratimin e familjes, vendosi ta rris atë e vetme, si nënë beqare.

Aktualisht, prokurorët italianë po mundohen të vënë drejtësi për dy gra pakistaneze, që dyshohet se u vranë, pasi refuzuan martesat e imponuara nga prindërit e tyre.

Njëra nga to, Saman Abbas, e cila po ashtu kishte emigruar në Itali në adoleshencë, dyshohet se u vra më 2021, kur ishte 18 vjeç.

Ajo kishte përqafuar mënyrën perëndimore të jetesës në Itali, duke hequr shaminë dhe duke pozuar në rrjete sociale. Në një nga fotot, ajo dhe i dashuri i saj pakistanez, u shfaqën duke u puthur në rrugët e Bolonjës.

Sipas hetuesve italianë, fotoja tërboi prindërit e zonjës Abbas, të cilët donin që vajza e tyre të martohej me një kushëri në Pakistan.

Kjo dyshohet se çoi në vrasjen e zonjës Abbas, trupi i së cilës u gjet i varrosur në rrënojat e një ferme në Novellara, më 30 prill 2021, ku punonte i ati i saj.

Aty ajo u pa për herë të fundit e gjallë, duke ecur në shoqërinë e prindërve të saj.

Disa ditë më vonë, prindërit e saj u larguan nga Milano drejt Pakistanit.

Zonja Abbas kishte ndarë me të dashurin e saj frikën se mund të vritej.

“Sakibi e ruan gjithmonë në mendje kujtimin për të dashurën e tij të ndjerë, me të cilën ai donte të martohej, por që u vra nga familja e saj”, thotë Claudio Falleti, avokati i ish të dashurit të zonjës Abbas.

Një xhaxha dhe dy kusherinj të viktimës u ekstraduan në Itali nga Franca dhe Spanja dhe po gjykohen për vrasje.

Padi është ngritur edhe ndaj babait të saj, Shabbit Abbas, i arrestuar në në një fshat të rajonin e Punxhabit Lindor në Pakistan. Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Pakistanin.

E akuzuar është edhe nëna e vitkimës, por vendndodhja e saj nuk dihet. Familja i mohon akuzat.

Sipas Rizziero Angelettit, avokat i Bashkësisë italiane të Komuniteve Islame, vrasjet nuk janë me motive fetare.

“Martesat e detyruara kanë ekzistuar, por vetëm për qëllime ekonomike, saqë në seancat gjyqësore u gjetën dëshmi mbi gjëra me vlerë të dhuruara nga familja e burrit me të cilin donin ta martonin vajzën”, thotë zoti Angeletti.

Në fund të këtij muaji policia në Spanjë arrestoi babain e dy motrave që dyshohet se u vranë gjatë një vizite familjare në Pakistan. Ato kishin refuzuar të martohen me kusherinjtë e tyre.

“Ka vajza që nuk lejohen të shkojnë në shkollë, nëse shkojnë në bibliotekë u grisen librat. Dhuna nuk është vetëm fizike, nuk duhet të shohim vetëm për shenja dhune. Duhet t’i dëgjojmë viktimat”, thotë aktivistja Tiziana Dal Pra.

Në dhjetor, një gjykatë në qytetin e Breshias dënoi me pesë vite burg tre emigrantë pakistanezë – prindërit dhe vëllain e madh të katër vajzave – nën akuzat për rrahje dhe ndalimin e shkollimit të tyre.

Sipas dokumenteve të gjykatës, prindërit i kërcënuan vajzat e tyre se nëse refuzonin martesat do të përfundonin si “ajo vajza në Pakistan”.

Gjykata tha se kërcënimi i referohej 25 vjeçares Sana Cheema, e cila u vra pasi u kthye nga Italia në Pakistan më 2018, e detyruar nga prindërit e saj./ VOA



Ju sugjerojmë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Para
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë

Inaugurohet kopshti i ri në “Don Bosko”

Inaugurohet kopshti i ri në “Don Bosko”

Polonia do të dërgojë tanke shtesë në Ukrainë

Polonia do të dërgojë tanke shtesë në Ukrainë
















TE FUNDIT

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
10 Korrik, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e...

Lexo më shumë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}