Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e spitalit që po ndërtohet në Fier me mbështetjen e shtetit turk.
Gjatë vizitës së kryeministrit në Turqi, presidenti Erdogan premtoi se spitali do të ndërtohet brenda tre muajve.
Ndërkohë, spitali po merr formë, pasi po vendoset struktura metalike. Aktualisht në kantier po vijon betonizimi i themeleve dhe ngritja e strukturave metalike dhe nga java tjetër mendohet se do të fillojë ngritja e mureve dhe punimi nga brenda ambienteve të spitalit.
Pasi mbikëqyri tpunimit kryeministri u shpreh “Marshallah” për punën e bërë deri më tani./ Opinion.al