Kronikë

Kapen 6 çanta me drogë në kufirin shqiptaro-grek, arrestohet shqiptari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:00 - 06/02/21 |
Opi Nion

167 kg marijuanë janë sekuestruar nga autoritetet në kufirin shqiptaro-grek.

Siaps”Abc News, sasia e lëndës narkotike është kapur në Rajo të Igumenicës, pranë një ferme. Marijuana ishte e vendosur në 6 çanta me 83 pako, që përmbanin 167 kg 510 gram marijuanë.

Mësohet se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar pasi akuzohet se ka transportuar drogën, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluiar dhe persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.

Ndërkohë, u sekuestruan thika dhe dylbi me të cilat trafikantët kontrollonin zonën, por edhe sende të tjera me vlerë./Opinion.al

Pas