Të dhënat e reja të publikuara nga kompania e Pfizer tregojnë se një dozë e tretë e vaksinës së Pfizer dhe Biontech rrit mbrojtjen kundër variantit Delta.
Kjo mbrojtje e fuqishme shkon përtej imunitetit që mundësojn dy dozat standarde.
Bëhet me dije se të dhënat e postuara online sugjerojnë se nivelet e antitrupave që mund të shënjestrojnë variantin Delta, u pesëfishuan tek personat nga mosha 18-55 vjec, të cilët morën një dozë të 3 të vaksinës.
Në grupmoshën 65 deri në 85 vjec, u vërejt se nivelet e antitrupave që duhet të mbrojnë nga varianti Delta 11-fishohen krahasuar me dozën e dytë e cila është standarde për mbrojten nga COVID-19.
Dr. MikaelDolsten, i cili kryesoi studimin i cilësoi të dhënat si inkurajuese dhe tha se marrja e një doze të 3-të me shumë se 6 muaj pas vaksinimit, përforcon në mënyrë të kosndierueshme mbrojtjen./Opinion.al