Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet pritet të nënshkruhet këtë javë 

2025/02/27 at 4:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet pritet të nënshkruhet këtë javë 

Presidenti Donald Trump thotë se do të presë të premten në Shtëpinë e Bardhë Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskyy, për të nënshkruar një marrëveshje që u siguron Shteteve të Bashkuara qasje tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase.  

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, udhëheqësi ukrainas thotë se disa çështje ende mbeten të pazgjidhura. 

Marrëveshja do t’u jepte Shteteve të Bashkuara të drejta thelbësore për shfrytëzimin e mineraleve të rralla të nëntokës ukrainase dhe do të kompensonte Uashingtonin për armët e dërguara Kievit për luftën trevjeçare kundër agresionit të Moskës. 

“Do të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme për mineralet dhe çështje të tjera”, tha Presidenti Trump. 

Por udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, vuri në dukje një pikë thelbësore që nuk është përfshirë në këtë marrëveshje, garancinë konkrete për sigurinë e Ukrainës. Më parë, Presidenti amerikan hodhi poshtë një aspiratë thelbësore të Ukrainës, anëtarësimin në NATO. 

“Në këtë marrëveshje flitet vetëm në përgjithësi për garancitë e sigurisë. Por mendoj se nuk është veçanërisht për këto garanci. Hapat e ardhshëm duhet të jenë për të. Pa garanci sigurie për të ardhmen, nuk do të kemi paqe dhe armëpushim të vërtetë. Nëse nuk e kemi këtë, asgjë nuk do të funksionojë. Nuk do të kemi asgjë”, tha zoti Zelenskyy. 

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Olena Prokopenko me Fondin Gjerman Marshall, thotë se marrëveshja për mineralet ishte pjesë e formulës origjinale të Presidentit Zelenskyy për paqen. 

“Është e vështirë për qeverinë ukrainase që t’i kthehet plotësisht ofertës. Fatkeqësisht, projektpropozimi që iu ofrua Ukrainës në përgjigje të këtij propozimi ishte tejet zhgënjyes dhe i njëanshëm. Por tani që marrëveshja duket të jetë shumë më e balancuar, qeveria ukrainase është gati ta nënshkruajë”. 

Zonja Prokopenko, që është ish-këshilltare e Ministrit të Financave të Ukrainës, thotë se pret disa përmirësime para nënshkrimit të marrëveshjes. 

“Ka disa përparime sa i përket garancive si një faktor, por do të duhet të jetë shumë më i detajuar në marrëveshjen përfundimtare, sepse për momentin, në thelb nuk ka një lidhje specifike mes sigurisë dhe investimeve. Aktualisht, duket si një marrëveshje investimi dhe jo si një marrëveshje sigurie”. 

Detaje të tjera pritet të finalizohen përpara përfundimit të luftës brutale në Ukrainë. Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Moska është zotuar se nuk do të kthejë asnjë pjesë në atë që do të ishte një marrëveshje paqeje./VOA 

Ju sugjerojmë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

4 Korrik, 2025 10:49 am
Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
Aktualitet

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

4 Korrik, 2025 10:32 am
Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
Aktualitet

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

4 Korrik, 2025 10:30 am
Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet
Bota

Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet

4 Korrik, 2025 10:25 am
Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë
Aktualitet

Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë

4 Korrik, 2025 10:17 am
Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
Aktualitet

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 Korrik, 2025 10:11 am
Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

4 Korrik, 2025 9:41 am
EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
Sport

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

4 Korrik, 2025 9:26 am
Para
Kryeministri britanik Starmer takohet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri britanik Starmer takohet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë

Shkodër/ Vrasja e 20-vjeçarit, xhaxhai i viktimës: Nuk kishte asnjë problem

Shkodër/ Vrasja e 20-vjeçarit, xhaxhai i viktimës: Nuk kishte asnjë problem

I kërkoi autograf Messi-t, pezullohet arbitri

I kërkoi autograf Messi-t, pezullohet arbitri

TE FUNDIT

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
4 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, biseduan për Iranin, Ukrainën dhe çështje të...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
4 Korrik, 2025

Procesi i rinumërimit në Durrës ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Siç shihet edhe nga të...

Lexo më shumë

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
4 Korrik, 2025

Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 3 tonë kokainë, sasi të cilën deklaron se i përket mafies shqiptare. Lënda narkotike, e...

Lexo më shumë

Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet

Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet
4 Korrik, 2025

Plagosen 20 pasagjerë, pasi një autobus i kompanisë Flixbus u përmbys në autostradën A19 në Gjermaninë veriore. Siç raportojnë mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com