Presidenti Meta ka përgëzuar Këshillin Politik për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
Në një status në Facebook, zëdhënësi i Presidentit shkruan se konsensusi hap rrugën për çeljen e negociatave.
Megjithatë, ai shton se kjo marrëveshje nuk është e mjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira.
“Presidenti i Republikës Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.
Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!
Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë“, shkruan në reagimin e Presidencës. /Opinion.al