Bota

Marrëveshja me Rusinë, Turqia: Nuk do të rinisim sulmet në Siri


               Publikuar në : 08:26 - 23/10/19 |
el ida

Turqia ka thënë se nuk ka “nevojë” për rifillim të operacionit luftarak kundër luftëtarëve kurdë në Siri, sepse është informuar nga Shtetet e Bashkuara se tërheqja e pjesëtarëve kurdë nga zona kufitare është “kompletuar”.

“Në këtë fazë nuk ka nevojë për nisje të një operacioni të ri”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Ky lajm vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Erdogan janë takuar për gjashtë orë të martën në një takim privat në Soçi të Rusisë.

Gjatë negociatave ata kanë rënë dakord për të kryer patrullime të përbashkëta ushtarake në verilindje të Sirisë dhe u kanë dhënë luftëtarëve kurdë një afat të ri për t’u larguar nga zona kufitare, vetëm pak orë para se të përfundonte armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët turq dhe ata rusë kanë thënë se amëpushimi i ri, që do të zgjasë 150 orë, ka nisur mesnatën e 23 tetorit, dhe se përmes tij, kurdëve iu kërkohet të largohen 32 kilometra larg kufirit mes Turqisë dhe Sirisë./ Opinion.al

Pas