Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/Gruevski, tone të ashpra me ambasadorin amerikan dhe amabasadorin e BE-së

2016/12/17 at 9:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni/Gruevski, tone të ashpra me ambasadorin amerikan dhe amabasadorin e BE-së

 


VMRO-DPMNE, pas takimit të së premtes me Ambasadorin amerikan, Xhes Bejli dhe ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbigar ka përdorur një gjuhë jodiplomatike në komunikimin me publikun.

Si kurrë më parë, në komunikatat e saj është përcjellë biseda e plotë mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe dy ambasadorëve.

Siç shihet nga komunikatat Gruevski ka përdorur një ton të pazakonshëm dhe gjuhë të ashpër ndaj ambasadorëve, të cilët takimet i zhvilluan pas protestave të organizuara nga VMRO-DPMNE para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në një kohë kur po shqyrtohehin ankesat e LSDM-së. VMRO-DPMNE ka bërë publike komunikatën në pika të shkurtra:

Bejli: Cilat janë planet e VMRO- DPMNE-së për koalicion?

VMRO DPMNE: Planet varen nga partitë e tjera, të cilat po ndikohen edhe nga faktorë të jashtëm!

Bejli: Cilët janë këta faktorë të jashtëm?

VMRO DPMNE: Nuk jemi të autorizuar të tregojmë!

Bejli: Mund t’ju ndihmojmë në këtë drejtim!

VMRO DPMNE: Puna juaj është vetëm të ndiqni situatën dhe t’i raportoni shtetit tuaj!

Bejli: Ne ju kemi ndihmuar deri tani!

VMRO DPMNE: Për ndihmën e deritanishme, faleminderit!

Bejli: SHBA është mike e Maqedonisë, por disa anëtarë të partisë suaj nuk ndajnë të njëjtin qëndrim!

VMRO: Nuk ka dilema rreth anëtarësimit në NATO e BE dhe miqësisë me SHBA-në, por kjo nuk do të thotë se disa individë, partia apo shteti nuk mund të shprehin mospajtueshmëri me disa hapa që individë të caktuar që përfaqësojnë SHBA-në kanë ndërmarrë këto kohë.

Përveç dialogut, i cili në nëntekstin e tij shfaq mospajtimet mes Gruevskit dhe Ambasadorit Bejli, VMRO- DPMNE ka zhvilluar takime edhe me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar. Ish – Kryeministri Gruveski i shprehu shqetësimin zotit Zhbogar se disa përfaqësues nga vendet e Bashkimit Europian po ndërhyjnë në mënyrë të vrazhdë në punët e brendshme të Maqedonisë, çka është nxitur më shumë në periudhën zgjedhore.

Ndërkohë që KSHZ vijon punën për shqyrtimin e ankimimeve të mbetuara nga social demokratët e LSDM-së, mbështetësit e VMRO-së protestojnë përpara selisë për moshapjen e kutive.

 

Etiketa: ambasadori amerikanambasadori BEgruevski


Ju sugjerojmë

Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
Ndalohet avokati Genc Gjokutaj, drejtonte makinën në gjendje të dehur 

Ndalohet avokati Genc Gjokutaj, drejtonte makinën në gjendje të dehur 

Pagat e reja të administratës, ja kush do të përfitojë nga rritja 

Pagat e reja të administratës, ja kush do të përfitojë nga rritja 

Video/ Genc Gjokutaj nuk pranon testin e alkoolit, por kjo nuk është hera e parë që ndalohet nga policia 

Video/ Genc Gjokutaj nuk pranon testin e alkoolit, por kjo nuk është hera e parë që ndalohet nga policia 
















TE FUNDIT

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com