Vijon balanci i rëndë nga pandemia e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se dy persona kanë humbur jetën dhe 164 persona janë infektuar në 24 orët e fundit.
Viktimat janë përkatësisht, nga Shkupi dhe Tetova të moshës 53 dhe 60 vjeç, dhe vuanin edhe nga sëmundje tjera kronike, si sëmundje të zemrës, diabeti dhe tensioni i lartë.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 171, ndërsa sa i përket të infektuarve ka shkuar në 3701, prej të cilëve janë shëruar 1,694 persona./Opinion.al