Rajoni

Maqedonia e Veriut, vijon situata e rëndë nga pandemia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 12/06/20 |
el ida

Vijon balanci i rëndë nga pandemia e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se dy persona kanë humbur jetën dhe 164 persona janë infektuar në 24 orët e fundit.

Viktimat janë përkatësisht, nga Shkupi dhe Tetova të moshës 53 dhe 60 vjeç, dhe vuanin edhe nga sëmundje tjera kronike, si sëmundje të zemrës, diabeti dhe tensioni i lartë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 171, ndërsa sa i përket të infektuarve ka shkuar në 3701, prej të cilëve janë shëruar 1,694 persona./Opinion.al

Pas