Rajoni

Maqedonia e Veriut regjistron 7 viktima dhe 138 raste të reja me Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 01/08/20 |
Al Do

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 1621 testime që janë bërë, janë regjistruar 138 raste të reja me COVID-19 dhe kanë ndërruar jetë 7 persona.

ISHP-ja ka regjistruar 144 pacientë të shëruar, prej të cilëve numër më të madh në Shkup – 105.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 10.891, numri i të shëruarve në 6,698, kurse i viktimave 493.

Për momnetin shënohen 3700 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 103.938 testime./ Opinion.al

Pas