Maqedonia e Veriut ka regjistruar 22 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve dhe 1,117 raste të reja nga 3,513 teste të kryera. Gjatë këtij harku kohor, janë shëruar 1,059 persona, ndërsa janë 8,821 raste aktive.
Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka njoftuar se të premten do të nis testimi i rastësishëm nëpër shkollat fillore. Vendimi për këtë erdhi pas raportit që tregoi një rritje prej 60% të nxënësve të infektuar me COVID-19.
Drejtuesit e Komisionit kanë theksuar se masat mbrojtëse do të mbeten në fuqi deri në uljen e numrit të të infektuarve dhe më pas do të vendoset nëse do të hiqen certifikatat e detyrueshme për hyrjen në objektet e mbyllura tregtare dhe në disa prej institucioneve tjera.