Maqedonia e Veriut ka regjistruar 139 raste të reja me Covid19 duke e çuar në 12,217 numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient nga Ohri. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 239 pacientë të shëruar.
Gjithësej në Maqedoninë e Veriut 8.487 persona janë shëruar nga Covid 19, ndërsa 530 kanë ndërruar jetë. /Opinion.al