Rajoni

Maqedonia e Veriut/ 6 viktima dhe 128 raste të reja me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 27/07/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa nga 1 mijë e 25 teste janë regjistruar 128 raste të reja.

Ndërkohë, brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 137 pacientë të infektuar me COVID-19.

Shkupi regjistroi më shumë raste sot, 52 ndjekur nga Shtipi 29 teksa shihet një rënie drastike e rasteve në qytetet shqiptare, përjashtuar Gostivarin që kishte 13.

Por ishte kryeqyteti që sot gjithashtu regjistroi edhe 108 të shëruar, sa dyfishi i të infektuarve në 24 orët e fundit./ Opinion.al

Pas