Rajoni

Maqedoni e Veriut/ Shtimi i rasteve pozitive, hynë në fuqi masat kufizuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 21/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Lokalet dhe restorantet do të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik do reduktojë kapacitetin e pasagjerëve dhe administrata do ta organizojë punën me turne, rotacion dhe nga shtëpia.

Po ashtu, qeveria e vendit fqinj la në fuqi masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa tifozë, ndërkohë që nuk ka ende marrëveshje me partitë e tjera për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se 4 personave.

Ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut shifrat e rasteve të reja pozitive kanë shënuar rritje. Kujtojmë se dje u shënuan 406 raste pozitive dhe 4 viktima si pasojë e Covid-19./ Opinion.al

Pas