Rajoni

Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe 554 raste të reja në 24 orë e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:45 - 26/02/21 |
Opi Nion

Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, në harkun e 24 orëve janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19 nga 3,477 teste të kryera. Këtë të premte, janë regjistruar 210 pacientë të shëruar nga Koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 101.762, numri i pacientëve të shëruar është 90.895, numri i të vdekurve është 3.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.748 persona./ Opinion.al

Pas