Rajoni

Maqedoni e Veriut/ 29 viktima në 24 orë nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:23 - 01/04/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 29 qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me COVID 1.402 qytetarë nga 3.978 testime të kryera.

Në harkun e 24 orëve, në këtë shtet janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.740 që nga fillimi i epidemisë.

Në total numri i personave të infektuar ka shkuar në  131.424, prej tyre, kanë humbur jetën 3.810. Numri i rasteve aktive  momentalisht në Maqedoninë e Veriut është 19.874./ Opinion.al

Pas