Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjani: E verteta rreth kandidaturës sime për kryetar i Bashkisë Tiranë

2018/12/05 at 11:56 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u veshën të ftuarit këtë javë në emisionin ‘Opinion’? Ja kush dalloi

Emri i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani u përfol si kandidat për kryetar i bashkisë së Tiranës, nga ana e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një interviste televizive. Por vetë Manjani e ka hedhur poshtë mundësinë se është i ofruar si propozimi për të kandiduar nën siglën e koalicionit opozitar PD-LSI.


“Nuk kam marrë asnjëherë asnjë propozim zyrtar nga asnjë forum i asnjërës parti për të qenë kandidat. Unë vetë nuk e kam menduar për asnjë çast këtë gjë. Në kuptimin që nuk më ka interesuar ndonjëherë kjo gjë. Ka pasur njerëz dashamirës të mi, politikanë, gazetarë dhe të tjerë që e kanë shprehur këtë gjë si dëshirë e tyre. Në këtë grup bën pjesë edhe kryetarja e LSI Zonja Monika Kryemadhi. E përsëris ka qenë një dëshirë e tyre dhe jo një propozim zyrtar e aq më pak pranim nga ana ime. Kjo është e vërteta!”, shkruan Manjani në Facebook.

Një kandidat jashtë politikës

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani i mëshon idesë që kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ndryshe nga ajo çfarë pretendon kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi nuk duhet të ketë një staturë të fortë politike, pra duhet të jetë një person që nuk duhet të ketë si synim që ta përdorë këtë bashki si trampolinë për të marrë drejtimin e partisë politike.

“Publikisht jam shprehur disa herë se do të mbështes me shumë zell idenë e kandidatëve jo politikë për bashkinë e Tiranës. Tirana që prej vitit 2000 ka qenë peng i kryetarëve me axhendë politike. Kjo “pengmarrje” në thelb ka dëmtuar qytetin, i cili u mbush me ndërtime kuturu ose u la pa financim e pa kontroll për shkak të debatit politik. Për vite me radhë qyteti mbeti pa një plan rregullues, për shkak të këtij debati. Ndërtimet kuturu, gjej tokë e hap themele me studime pjesore u bënë nën justifikimin “qeveria s’na jep kompetenca”… nën këtë okelio qyteti mori drejtimin e zhvillimit kaotik që shohim sot”, thekson Manjani.

Sipas tij, “për fat të keq edhe Tirana aktuale është pjesë e axhendës politike personale të kryetarit aktual. Ai si paraardhësit e tij, po e përdor bashkinë jo për punët e qytetit, siç propagandon, por për të forcuar kultin e tij si person. Kult i cili sugjeron gjerësisht se Ai është “paraardhësi i Edi Ramës”.

“E përsëris: Tirana ka nevojë për kryetar Bashkie që të punojë për qytetin jo për partinë. Dikush nga krahët politikë duhet ta hedhë hapin e depolitizimit të bashkisë Tiranë. Do tē dëshiroja që të ishte opozita e sotme e para që ta bënte këtë gjë. Në këtë kontekst e kam parë dhe trajtuar edhe dëshirën dashamirëse të atyre që mendojnë se unee mund të jem një kandidat. Dua s’dua unë, pavarësisht se mbetem kritik me partitë, formalisht jam ende anëtar i forumeve dhe kam mbajtur funksione politike të larta. Pra emri im lidhet me politikë, pavarësisht se mendimet që shpreh janë krejt miat. Kritikën ndaj Erion Velisë nuk e kam si rival, por si qytetar i zhgënjyer që dikur e ka votuar me shumë qejf. Ndaj sot nuk kam se çfarë ti shtoj më shumë kësaj ideje që e kam stërthënë”, thekson Manjani.

*Deklarata e Monika Kryemadhit për kandidatët për kryetar bashkie të opozitës

*Statusi i Manjanit në facebook

Etiketa: bashkia tiranekandidatureLSIreagimYlli Manjani


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Protesta, bashkohen dhe studentët e Elbasanit: Bojkotohet mësimi

Protesta, bashkohen dhe studentët e Elbasanit: Bojkotohet mësimi

Fansi kalon sigurinë dhe e pret në shtëpi, Rihanna merr vendimin drastik

Fansi kalon sigurinë dhe e pret në shtëpi, Rihanna merr vendimin drastik

Video/ Prindërit në burg prej 9 muajsh, apeli i fortë i fëmijëve të mitur

Video/ Prindërit në burg prej 9 muajsh, apeli i fortë i fëmijëve të mitur
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}