Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manëz/ Babai u vra me çekiç pas koke, dyshohet djali i sapo dalë nga burgu

2016/03/20 at 3:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manëz/ Babai u vra me çekiç pas koke, dyshohet djali i sapo dalë nga burgu

Konflikti në familje është pista kryesore në të cilën është përqendruar grupi hetimor për të zbardhur vrasjen e Mirash Djaloshit.


Ai u gjet i masakruar me çekiç në kokë mëngjesin e së premtes në fshatin Shkallë të Shijakut. Policia u sinjalizua nga familjarët e viktimës 54­ vjeçar, ish­kryeplak i fshatit për më shumë se 15 vjet.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se është verifikuar pista e ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës me persona të tjerë, jashtë rrethit familjar e farefisnor, dhe rezulton se nuk ka pasur asnjë konflikt të hapur.

Sipas të dhënave të Policisë, pavarësisht se konsumonte alkool, Mirash Djaloshi kishte marrëdhënie shumë të mira me bashkëfshatarët e tij, të cilët e zgjodhën për gati dy dekada si të parin e fshatit.

Në këto kushte, vëmendja kryesore e grupit hetimor është përqendruar te konflikti në familje, pasi rezulton se kryefamiljari kishte pasur grindje, sidomos me djalin e tij Ardianin, ditët e fundit.

I nxitur nga alkooli, 54­vjeçari kishte nisur grindjet me familjarët e tij, teksa të birit i kërkonte punë, pasi situata ekonomike në familje ishte shumë e vështirë.

Djali i madh i familjes mësohet se para pak muajsh kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin për veprën penale të vjedhjes.

Pasi doli nga burgu, djali rreth 22 vjeç nuk angazhohej në asnjë drejtim, ndaj i ati i kërkonte që të punonte.

Mësohet se familjarët e viktimës kanë dhënë deklarata kontradiktore para oficerëve të Policisë. Sipas tyre, kryefamiljari kishte dalë pasditen e së enjtes rreth orës 19:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer.

Por, nuk kanë mundur të justifikonin prezencën e aparatit celular të kryefamiljarit, i cili ndodhej në shtëpi, ndërkohë që ai u gjet i pajetë pak metra larg banesës.

Policia ka zbuluar se në celularin e viktimës nuk kishte asnjë thirrje të dyshimtë apo mesazh kërcënues dhe ka intensifikuar hetimet në drejtim të konfliktit familjar.

“Kemi hetuar dhe pyetur me dhjetëra persona rreth karakterit të viktimës, por rezulton se ka gëzuar respekt në fshat. Kemi verifikuar dyshimet për ndonjë konflikt të mundshëm, por rezulton person i shoqërueshëm dhe pa konflikte. Dyshimet tona kryesore janë fokusuar te konflikti familjar, por paralelisht po verifikojmë edhe në drejtime të tjera”, u shprehën burime nga grupi hetimor.

Mirosh Djaloshi u gjet i vrarë pak metra larg banesës së tij mëngjesin e së premtes, i goditur pas koke disa herë me çekiç./ Panprama.al



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse

6 Korrik, 2026 2:25 pm
“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
Sport

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin

6 Korrik, 2026 2:23 pm
Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
Bota

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

6 Korrik, 2026 2:11 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
Kronikë

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

6 Korrik, 2026 1:24 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

Trump dikton kushtet për NATO, çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

6 Korrik, 2026 1:22 pm
Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
Sport

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

6 Korrik, 2026 12:03 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Para
Video/ Blushi-Ramës në Kongres: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje……

Video/ Blushi-Ramës në Kongres: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje......

Zbulohet sozia e Genta Ismajlit, ja cila është ajo

Zbulohet sozia e Genta Ismajlit, ja cila është ajo

Kombëtarja/ A do të ikin apo jo futbollistët kosovarë? De Biasi: Ja marrëveshja që kam me Federatën e Kosovës

Kombëtarja/ Nesër vendimi i shumëpritur me surpriza

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
6 Korrik, 2026

Në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka shpërthyer një automjet. Në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në...

Lexo më shumë

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
6 Korrik, 2026

Neymar pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka deklaruar se karriera e tij ndërkombëtare për Brazilin ka...

Lexo më shumë

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
6 Korrik, 2026

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha të hënën se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Shtetet e...

Lexo më shumë

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
6 Korrik, 2026

Infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë një fondi prej 20 milionë eurosh, tha Ervin Demo në një konferencë për shtyp. Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}