Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mallkimi/ E akuzuan për skandalin me 300 milion lekë: Iu bëfshin ilaçe atyre që kanë vjedhur

2018/07/25 at 3:35 PM
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Mallkimi/ E akuzuan për skandalin me 300 milion lekë: Iu bëfshin ilaçe atyre që kanë vjedhur

Ish administratori i Vllaznisë Neritan Kalamishi e ka quajtur një sulm politik dhe qesharak akuzat që prokuroria e Shkodrës ka ndaj tij. Kalamishi nuk pranon akuzat dhe i cilëson si të sajuara nga banda kriminale e qeverisë aktuale: “Është politike. Fatos Gjyrezi ish-prefekt i PD, unë ish-komisioner i PD, Denis Fani ish-kandidat i PD për deputet. Me 28 milion lekë të reja të ardhura nuk mund të bësh shpërdorim edhe po të duash. Kontratat e shërbimit nuk mund të hidhen në tender kur nuk ke fond të miratuar por bëhen blerje të vogla aq sa ke lekë në arkë.


Është shumë qesharake edhe ai audit i KLSH porositur nga Paulin Sterkaj e Tom Doshi! Po të bëhej tender pa patur fondin e miratuar është shkelje penale po ku marrin vesht nga ligji militantët e PS. Prandaj unë edhe kam prishur kontratat edhe me trajnerët Baldo Ranieri dhe të tjerët dhe duke vendosur trajner nga akademia pikërisht se Këshilli Bashkiak nuk miratonte fondet dhe kur nuk ke lekë mund të biesh nga kategoria. Unë prandaj edhe kam folur në Këshillin Bashkiak por është fatkeqësi kur nuk të kuptojnë as të tutë. Në mungesë ato mund të marrin çdo vendim por kur të kthehem unë do të di ti dal Zot vedit pasi kam zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze. Qeveria ja arriti ta hedh Vllazninë nga kategoria dhe është turp pasi kontratat i kanë rritur për futbollistët dhe trajnerët dhe prap e hodhën. Ky proces i duhet qeverisë për të shpallur falimentin e shoqërisë dhe privatizimin siç duket me vlerë të ulët dhe para zgjedhjeve. Gjithsesi, kontratat janë lidhur me përzgjedhje midis tre firmave ashtu siç e ka dhe ligji por asgjë si pengon ato bandita që e mbollën Shqipërinë me drogë dhe e mbushën vendin me banda kriminale që edhe të zhdukë të gjithë dokumentacionin që kanë patur.

Sqaroj këtu se shkarkimin e kam marrë vesh nga mediat dhe të gjithë dokumentacionin e kanë marrë vetë si i ka dashur qejfi. Me siguri ato mundohen që të pengojnë kthimin tim një ditë por gabohen”. Kalamishi sqaron më tutje duke thënë se edhe në kohën e tij kanë dashur ta hedhin Vllazninë ndërsa thotë se nuk e ka lejuar një gjë të tillë: “Me 28 milionë lekë të reja përfshihen të gjithë rrogat e lojtarëve, trajnerëve, shërbimi me autobuz, hotelet, ushqimi e çdo shërbim tjetër. Ato janë munduar ta hedhin Vllazninë nga kategoria në dorën time por veç Zoti e di si e kam mbajtur pa rënë. Po ju sqaroj se nga muaji maj kur isha unë Lorenc Luka nuk kishte të drejtë firme dhe Voltana Ademi e merrte atë në shtator kur merkatoja mbyllej në gusht dhe po në gusht fillonte kampionati. Arka e klubit kishte zero lekë. Qesharake si mund të besh tender pa lekë”. Ish administratori hedh poshtë pretendimet se ka bërë shkelje në kohën kur drejtonte Vllazninë:

“Ju garantoj se e njoh ligjin më mirë se ato që flasin tërë ditën vetëm një fjalë ‘ligji’. Përsa i përket federimit janë federuar 28 tek Vllaznia dhe të tjerët tek Vllaznia B. Ekzakt sipas ligjit. Sqaroj këtu se kam krijuar Vllazninë B sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak të mëparshëm duke ruajtur numrin e lojtarëve 18 vjeç që i duheshin ekipit të parë dhe duke mos djegur lojtarët e akademisë dhe të marrin nga federata ligjshmërinë. Edhe po të dua unë të federoj më shumë lojtarë nuk federohen nga federata. Të gjitha kontratat janë lidhur pas tre ofertash ashtu siç thotë ligji. Por të nxjerrin edhe vlerat që kemi paguar, të gjitha nën vlerën e tregut. Për hotelet të nxjerrin edhe faturat dhe kur luan Vllaznia në Vlorë nuk mund t’i çojmë për të fjetur tek hotel Morri në Librazhd se është më lirë. T’ia kërkojnë bashkisë së re sa është vlera që kanë paguar nga ato për hotelet për një sezon dhe sa ka qenë e jona dhe po të garantoj se këto mund ta kenë dyfishin.

Ne i kemi çuar ekipin të luaj brenda ditës në Pukë dhe në Ballsh pikërisht se nuk kishim lekë”. Kalamishi nuk ka akuza vetëm për qeverinë por edhe vetë kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi: “Vetëm nga ndryshimi i kontratave nga ato të shërbimit në kontrata pune bashkia Shkodër ka humbur miliona lekë të taksapagueseve shkodran dhe i janë dorëzuar qeverisë së Edi Ramës. Ky është shpërdorim. Futbollistët nuk mund të kenë kontrata pune pasi ato dalin vetëm 12 orë punë (shërbim në javë dhe jo 40 orë) katër ditë nga dy orë stërvitje dhe katër ore ditën e ndeshjes”.

Duke dashur të tregojë pastërtinë e tij ish administratori ka edhe një mesazh: “Po e mbyll me një shprehje popullore: Ju bëfshin ilaçe çdo njërit që ka vjedhur edhe një lek nga buxheti i Vllaznisë”. Prokuroria akuzon për shkelje dhe shpërdorim ish administratorët e Vllaznisë Fatos Gjyrezi dhe Neritan Kalamishi si dhe ish financierin Denis Fani duke pretenduar se kanë shkaktuar një dëm ekonomik në shtet prej 300 milion lekë të vjetër..

Etiketa: 300 milion lekeNeritan Kalamishiskandalivllaznia


Ju sugjerojmë

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Para
Roza Lati i lë mesazhin epik Ritës në mëngjes

Roza Lati i lë mesazhin epik Ritës në mëngjes

Si ta bëni Shën Valentinin sa më seksi bazuar në shenjën e horoskopit

Kjo shenjë horoskopi nuk duhet të rrezikojë me dashurinë sot

Ku hyn Edi Rama, nuk hyn Vettingu

Ku hyn Edi Rama, nuk hyn Vettingu
















TE FUNDIT

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com