Një person humbi jetën pasi u goditnga një automjet në kasin Korçë-Pogradec, në fshatin Drithas.
Policia bën me dije se këmbësori me inicialet K.H., banues në fshatin Rëmbec, ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.
“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia./Opinion.al