Kryesore

Tjetër tërmet i fortë godet Bosnjën, frikë mes banorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 24/04/22 |
Opi Nion

Një tjetër tërmet i fortë, me magnitudë 4.8 u regjistrua mëngjesin e sotëm në orën 6.27 në Bosnje-Hercegovinë, pas atij të së premtes me magnitudë 5.7, i cili shkaktoi një të vdekur, disa të plagosur dhe dëme materiale.

Tërmeti i sotëm kishte epiqendër 14 km në lindje të Stolacit, qyteti jo shumë larg Mostarit, të dy të prekur nga tërmeti i dy ditëve më parë. Shumë njerëz në panik edhe këtë mëngjes kanë dalë në rrugë.

Në 48 orët e fundit ka pasur një valë sizmike intensive me dhjetëra pasgoditje me intensitet nga 3.0 në 4.0.

Në lokalitetet e prekura nga fenomeni sizmik, po kryhen studime nga teknikët për të përcaktuar shkallën e dëmtimit strukturor të objekteve të banimit dhe objekteve publike.

Goditja e fortë mbrëmjen e së premtes është ndjerë dukshëm edhe në Mal të Zi, në bregdetin kroat dalmat, por edhe në Serbi. Ndër të tjera dëmtime ka pësuar edhe një kishë në Dubrovnik të Kroacisë. Sot është ditë zie në Stolac në kujtim 28-vjeçares që humbi jetën si pasojë e tërmetit të mbrëmjes së së premtes./Opinion.al

Pas