Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në periferi të qytetit të Maliqit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Sipas burimeve të gazetares Daniela Zisi mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe më pas është përplasur me një pemë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.