TIRANË- NATO i ka bërë ftesë për anëtarësim, shtetit fqinj, Malit të Zi, duke i hapur rrugë negociatave të anëtarësimit.
Sakaq ky vendim është përshëndetur nga Partia Demokratike e cila deklaron se “ky është një vendim historik, jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor për të përmbushur vizionin e një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.