Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maks Velo rrëfen historinë e dashurisë me francezen në diktaturë

2016/05/01 at 12:10 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Maks Velo rrëfen historinë e dashurisë me francezen në diktaturë

Kërkimet në Arkivin e Shtetit të zbulojnë të reja përditë. Kemi gjetur së fundmi këtë dokument, në të cilin lexohet deklarata e piktorit Edison Gjergo, gjithashtu i burgosur, për arkitektin dhe piktorin Maks Velo.


Ndër të tjera, përveç njohjes e bisedave të tyre me “ndikim të huaj”, në fund të deklaratës së tij, Gjergo pohon se Velo i kishte shprehur planin për t’u martuar me një franceze, me të cilën shoqërohej asokohe, kur ishte 30­vjeçar.

Megjithëse ata ishin miq të ngushtë e askush nuk dyshon në deklaratën e Gjergos, kemi pyetur vetë Velon për këtë marrëdhënie të rrallë për kohën.

Kush ishte francezja?

Quhej Odile Daniel dhe jam njohur me të në vitet ’64­-’65, në bibliotekë. Ajo kishte studiuar gjuhën shqipe në një universitet të Parisit dhe si studente të dalluar e kishin dërguar për punë kërkimore në Tiranë. E kisha parë dy­-tri herë në bibliotekë, deri sa u afrova dhe i fola. Asaj iu bë qejfi ngaqë ishte vetëm gjatë gjithë kohës.

Krijuat menjëherë marrëdhënie?

Jo, jo që në fillim. Odile vente e vinte në Francë dhe duhet të ketë qenë në herën e dytë ose të tretë që ka ardhur, që nisëm të dilnim si partnerë dhe unë këtë gjë nuk e bëja fshehtas. Dua të them, darkonim në hotel “Dajti”, në vende që e dija shumë mirë se ishin të survejuara apo dilnim shëtitje në bulevard ose nga Parku.

U bëtë aq të afërt sa planifikuat martesë?

Të afërt ishim, por unë isha i vetëdijshëm se martesë nuk mund të kishte mes nesh. Unë shijoja marrëdhënien dhe kaq. Mirëpo, në një nga ikjet në Francë, ajo pati komunikuar me Ambasadën tonë në Paris për planin e martesës.

Plan që e kishit bërë bashkë, apo Odile e kishte ngritur në mendjen e saj?

E kishim folur edhe bashkë dhe ç’është e vërteta unë nuk i thosha jo, megjithëse e dija që nuk mund të bëhej. Nuk doja ta ndikoja marrëdhënien me çështje politike, prandaj e lija ashtu, gjysmë me përgjigje, gjysmë pa…

Si vijoi historia pas vajtjes në Ambasadë?

Ambasada njoftoi Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Tiranë dhe ata më thirrën menjëherë për të më thënë se kjo që po kërkohej ishte e pamundur. Sigurisht që nuk më gjeti të papërgatitur kjo gjë, e dija.

A ndikoi kjo pengesë në vazhdimësinë e marrëdhënies?

Odile pati pakënaqësitë e saj, por ne vijuam të rrinim bashkë sa herë ajo vinte në Tiranë. Madje, pas refuzimit të kërkesës për t’u martuar, një herë kemi rastisur përballë me Enver Hoxhën, në një nga shëtitjet tona nga Liqeni. Ai përballë, gjithashtu duke shëtitur, por nuk bëri asnjë reagim, as më pas. Siç thashë më lart, Sigurimi e kishte të qartë që unë nuk po bëja asgjë fshehtas.

Sa kohë zgjati kështu kjo histori?

Zgjati vite të tëra, deri sa unë u martova. Aty lidhja u shkëput për t’u rivendosur, pasi dola nga burgu, në vitin ’91.

Në ’91 u lidh aty ku ishte këputur apo nuk ishte më e mundur kjo gjë?

U përpoqëm që të krijonim një marrëdhënie, d.m.th, ta zinim aty ku e kishim lënë, por ishte e pamundur. Shumë gjëra kishin ndodhur, ishin disa faktorë pengues, që nuk na lejonin të kishim të njëjtën gjë, si dikur.

Ndërkaq, ajo kishte pasur një fëmijë andej… E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me ju… ishin shumë vite!

Jo, nuk po them që ishte kjo arsyeja. Mua më kishin ndodhur kaq shumë gjëra, më kishin vjedhur e prishur kushedi sa punë. Disa nga punët që shpëtova, i ruajti pikërisht Odile dhe m’i ktheu kur u takuam. Bashkë me pikturat i kisha besuar edhe një kryq që e pata blerë te Pazari i Rrugës së Çifutëve, siç quhej, në Vlorë. Ishte nga ato gjërat e çmuara që ata që e kishin, kishin frikë ta mbanin, ndërsa të tjerët, kishin frikë ta blinin. E kam marrë për 600 lekë të vjetër. Siç thanë që atëherë, por siç mësova edhe më vonë, duhet të ishte i shek. X; sapo dola i kërkova kryqin, por nuk ma kthente.

“Nuk më lejojnë ta nxjerr nga banka ku e kam në ruajtje”, thoshte, apo gjëra të tjera të kota, por u bë e qartë që kryqi ishte vlerësuar tepër andej, dhe ndoshta e kishte shitur. Ishte kjo si një zhgënjim më shumë që po më vinte tani që isha i lirë. Unë nuk i kam harruar as librat, revistat apo bojërat që më sillte në një kohë kur ishte e pamundur, por pastaj u ndjeva keq. Bashkë me këtë kishte episode të tjera plot që tregonin se nuk ishim më ata të dikurshmit dhe s’kishte se si të ishim, kishte kaluar shumë kohë.

Këto ishin takimet e fundit? Ju udhëtoni shpesh drejt Parisit, asnjë kontakt i mëvonshëm?

Jo! Ka provuar të vihet në kontakt, por jo. Nuk jemi takuar më.

/gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë
Aktualitet

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë

11 Korrik, 2025 1:14 pm
“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
Aktualitet

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

11 Korrik, 2025 1:13 pm
Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Aktualitet

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

11 Korrik, 2025 12:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër: Lëshohen 13 urdhërarreste, mes të arrestuarve dhe policë

11 Korrik, 2025 12:47 pm
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin më 17 korrik

11 Korrik, 2025 12:43 pm
I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos
Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

11 Korrik, 2025 12:33 pm
“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
Aktualitet

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

11 Korrik, 2025 12:14 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11 Korrik, 2025 11:50 am
“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
Aktualitet

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

11 Korrik, 2025 11:49 am
“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit
Aktualitet

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit

11 Korrik, 2025 11:40 am
Para
Kush është Renato Tsepa, personi që Arben Frroku i vodhi identitetin?

Kush është Renato Tsepa, personi që Arben Frroku i vodhi identitetin?

Ilaçe kontrabandë, gjykata lë të lirë administratorin e ‘Omega Pharma’

Mashtrimi me ilaçet/ Jo vetëm Nadiri, edhe 3 punonjëse të Omegës në gjyq

Pacolli, e vërteta e ndikimit në vendimin e UNESCO-s

Pacolli: Në Maj, kosovarët në Europë pa viza

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë
11 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur këtë të premte në Vlorë. Sipas asaj që mëson paraprakisht gazetarja Greta...

Lexo më shumë

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
11 Korrik, 2025

Në takimin që po mban në Vlorë me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama u ndal përsëri tek Vlora, ku përmendi...

Lexo më shumë

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
11 Korrik, 2025

Përfaqësuesja e 16-vjeçarëve të Shqipërisë është kualifikuar në gjysmëfinalet e Divizionit C në Eurobasket. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elidon...

Lexo më shumë

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
11 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku ka humbur jetën një 58-vjecar. Mësohet se gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com