Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, teksa një makinë ka përfunduar në një humnerë 55 metra duke lënë të plagosur 2 persona. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në afërsi të digës së Liqenit.
Sipas të dhënave drejtuesi i mjetit tip “BMW” ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë, e ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca e policisë, teksa është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të plagosurve dhe më pas dërgimin e tyre me urgjencë në spital./Opinion.al