Kronikë

Makina përplaset me kamionin, plagosen 3 persona, mes tyre 2 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:16 - 08/11/21 |
Opi Nion

Një makinë është përplasur me një kamion mbrëmjen e së dielës në aksin Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.

Sipas policisë, automjeti tip Mercedes i drejtuar nga shoferi me iniciale A.SH përplasi një kamion “Volvo” që qëndronte i parkuar.

Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur gruaja me iniciale D.SH dhe dy fëmijët e mitur që ishin pasagjerë në makinë.

“Shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./Opinion.al

Pas