Kronikë

Makina përplaset me furgonin, plagosen dy shoferët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:50 - 14/11/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Derven të Krujës. Sipas policisë, një makinë është përplasur me një furgon mallrash.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy shoferët, të cilët janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pas