Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Reps të Mirditës. Mësohet se një person është përplasur për vdekje nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.
Sipas informacioneve, viktima e aksidentit është e gjinisë femër, ndërsa makina që u përfshi në këtë aksident drejtohej nga një shtetas kosovar i identifikuar me inicialet B.R.
Njoftimi i Policisë
Sot,rreth orës 07:30 ,në fshatin Reps,Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al