Kronikë

Makina përplas për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 17/01/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Një automjet ka përplasur për vdekje një vajzë 10 vjeçe e identifikuar me inicialet A.P.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në Allias, në rrugën “Njazi Meka”. Fillimisht e mitura mbeti e plagosur dhe u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. / Opinion.al

Pas