Kronikë

Makina përplas motorin në Belsh, vdes 15-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 20/06/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës. Policia bën me dije se një automjet është përplasur me një motor ku po udhëtonin dy të rinj. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit 15-vjeçari me inicialet O. M, ndërsa pasagjeri në motor 15-vjeçari K. P., ndodhet në Spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia./Opinion.al

Pas