Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarja rrëfen takimin me motrën e Dumanit:Jeta ime po merr fund,do iki që këtu

2022/06/20 at 4:34 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Gazetarja rrëfen takimin me motrën e Dumanit:Jeta ime po merr fund,do iki që këtu

Nga Klodiana Lala


Xhuljana Dumani dhe skandali që përfshin institucionet

Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë. Kishte shumë stepje të fliste me një gazetar. Por, pranoi pikërisht në ditën kur Elvi Fundo, publikoi lajmin se Xhuljana Dumani, ishte pajisur me certefikatw sigurie dhe sipas tij kishte akses të informacionet sekret në Ministrinë e Jashtme.  E studiova me kujdes vendin ku do të bisedoja më të. Zgjodhëm një vend, pa shumë vëmendje. Kjo, sepse përballë kisha motrën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, që po rrëfehet para SPAK për vrasje e atentate mafioze të ndodhura në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë.

Po punoja me rastin e saj dhe prisja që 24-vjeçarja të merrej në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, e më pas të publikoja. Doja së pari të sigurohesha që nuk ishte në rrezik për jetën.

“Nuk ke mbrojtje – e pyes. Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri, pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritetet”, përgjigjet qetë.

“Do të kisha ikur vetëm me një kusht, të më largonin jashtë vendit. Të kisha mundësi të punoja. Jam shumë e re të mbyll jetën time” – vijon ajo.

Por, kriminelët mund të të përdorin ty si karrem, të të shantazhojnë që Nuredini të tërhiqet nga dëshmia – i them.  Mund dhe të vritesh – vijova.

“Nuk mund ta bëjnë këtë. Vërtetë është gjaku im, por nuk di asgjë rreth asaj çfarë ka bërë Nuredini”, më thotë.

Prokurorët e SPAK mbase mund ta sqarojnë zyrtarisht, se përse Xhuljana u la jashtë sistemit të mbrojtjes. A mundet në raste të tilla, kaq sensitive, që pjesëtari i një të penduari drejtësie të jetë pa mbrojtje të posaçme, edhe në rastet kur nuk pranon?

“Kur u punësove në Ministrinë e Jashtme? – e pyes. Procedurë e gjatë – më thotë.

“Aplikova online në kuadër të programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Fitova të drejtën për të kryer praktikën 3 mujore pranë Ministrisë së Jashtme. Praktikën e nisa me 16 gusht 2021”, rrëfen Xhuljana.

Ajo thotë se sipas ligjit, 2 për qind e studentëve që bëjnë praktikë, duhet të qëndrojnë pranë institucionit dhe lidhin kontratë pune. “Një prej këtyre studentëve isha unë. Kam punuar shumë dhe u përzgjodha. Më 25 janar 2022 më është lidhur kontrata 1-vjeçare e punës”, rrëfen vajza.

Por ju jeni motra e një të akuzuari për shumë vrasje, nuk mund të pajisesh me certefikatë sigurie, – i them – institucionet kanë shkelur ligjin me ju. Kishin detyrë të kryenin hetime të thelluara. Ju keni kontakte të papërshtashme, për shkak të përfshirjes në krim të organizuar.

“Nuk kam asnjë lidhje me aktivitetin e vëllezërve të mi. Ata i kanë hyrë asaj rruge, le të mbajnë përgjegjësi. Përse duhet të penalizohem unë. Nuk kam ndikuar te askush. Skeda ime penale është e pastër”, thotë ajo.

Nuk mjafton kjo – e vijoj unë bisedën.

“Jeta ime po merr fund. Nuk kam bërë asgjë të gabuar – psherëtin – vëllezërit e mi zgjodhën atë jetë, unë zgjodha të bëja diçka tjetër”.

Nuredin Dumani, nuk është i vetmi pjesëtar i familjes i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Edhe djali tjetër i familjes Dumani ndodhet prapa hekurave, duke vuajtur një dënim për “shfrytëzim femrash për prostitucion”. Por, për institucionet kjo nuk përbënte asnjë problem dhe Xhuljana mund të pajisej me certefikatë sigurie.

Xhuljana mund të mos jetë fajtore. Mund të jetë e vërtetë siç ajo thotë se s’ka asnjë lidhje me krimet që kanë kryer vëllezërit e saj.

Faji është i institucioneve. Ata janë përfshirë në një skandal të paprecedentë. Dhe nuk është vetëm një institucion, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj janë po ashtu të përfshira.

Zyrtarët duhet të shpjegojnë se çfarë verifikimesh kryen për emrin e Xhuljana Dumanit. A kishin ata dijeni që ishte motra e një të shumëkërkuari, sepse Nuredin Dumani ishte ne kërkim, kur ajo lidhi kontratën e punës me Ministrinë e Jashtme.

A hetuan institucionet nëse Xhuljana kishte kontakte me të vëllanë dhe a ka dyshime se ajo e ka ndihmuar teksa ushtronte detyrën në Ministrinë e Jashtme?

Ajo e mohon kategorikisht. Këmbëngul se asnjëherë nuk është përfshirë në historitë e tyre, as të Nuredinit dhe as të vëllait tjetër të dënuar. Por e gjitha kjo, nuk është histori e një vajze që kërkon të realizohet në jetë, të ngjitet deri në majat e karrierës. Është një histori ku ndërthuren shumë interesa, të krimit, politikës, drejtësisë.

A do të largohesh nga Ministria? Do ta japësh dorëheqjen?

Po, do ta bëj. Do t’ju informoj – thotë vajza. Ecim pak metra krah njëra-tjetrës. E përshëndes dhe largohem. Ajo zhduket në një rrugicë, për të shkuar  në shtëpinë ku jeton prej më shumë se 3 vitesh me qera.

“Unë hoqa dorë nga çdo ëndërr për një jetë dinjitoze. Do të iki nga këtu”, thotë vajza.

Xhuljanën vërtetë mund të jetë viktimë e rrethanave që e lidhin me vëllezërit. Sot nuk duhet folur vetëm për të. Fokusi duhet të jenë institucionet. Sepse rasti i motrës së Nuredin Dumanit bëri shumë bujë, për shkak të rrethanave. Por sa zyrtarë të tjerë mund të kenë kaluar filtrin e institucioneve dhe të kenë në duar certifikata sigurie, që ju lejon të kenë akses në sekrete shtetërore. Sekrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ky rast, është alarmant. Ka nevojë për hetim të thelluar. Përgjegjësit duhen ndëshkuar. Xhuljana ndërkohë jam e sigurt, se do të kërkojë azil. Këtë të fundit nuk ma konfirmoi.



Ju sugjerojmë

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
Aktualitet

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

11 Korrik, 2025 11:08 am
Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
Aktualitet

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

11 Korrik, 2025 11:06 am
“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
Aktualitet

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

11 Korrik, 2025 10:50 am
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
Aktualitet

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

11 Korrik, 2025 10:45 am
Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!

11 Korrik, 2025 10:32 am
Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur
Aktualitet

Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur

11 Korrik, 2025 10:26 am
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Akuzat për ndërtimet paleje në Theth/ Prokurorja Gjeli: Qëndrimi i Ramës, personal!

11 Korrik, 2025 10:14 am
Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë

11 Korrik, 2025 10:08 am
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

11 Korrik, 2025 10:01 am
“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
Aktualitet

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

11 Korrik, 2025 9:53 am
Para
Bllokimi i mallrave, Rusia paralajmëron anëtaren e NATO-s

Bllokimi i mallrave, Rusia paralajmëron anëtaren e NATO-s

Mesjava sjell të nxehtin afrikan në Shqipëri

Mesjava sjell të nxehtin afrikan në Shqipëri

Foto/ Dhurata e pazakontë që i bënë Ramës në Kosovë, dyshek të personalizuar

Foto/ Dhurata e pazakontë që i bënë Ramës në Kosovë, dyshek të personalizuar
















TE FUNDIT

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
11 Korrik, 2025

Me fokus fuqizimin e pushtetit vendor dhe mbikëqyrjen e territorit përmes teknologjisë, kryeministri po mban një takim me kryebashkiakët në...

Lexo më shumë

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për sektorin e bujqësisë, teksa ka mbledhur në një takim kryebashkiakët në qytetin e...

Lexo më shumë

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me kryebashkiakët në Durrës, teksa po flet lidhur me problemet që ka...

Lexo më shumë

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
11 Korrik, 2025

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor. Takimi po mbahet në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com