Një automjet policie është përplasur me një motorr në zonën e Kombinatit.
Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, ndërkohë që drejtuesi i motorrit, shtetasi A.K është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.