Aktualitet

Greqia të tjerë hapa për zgjerimin në Jon, gazeta greke: Meta pengesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 01/11/20 |
Opi Nion

Greqia po bën të tjerë hapa para për zgjerimin nga 6 në 12 milje, të ujërave të saj territoriale në kufirin me Shqipërinë.

Sikurse bën me dije gazeta greke “Ekathimerini” një dekret presidecial që parashikon zgjerimin e ujërave në detin Jon në 12 milje është dorëzuar në Këshillin e Shtetit, gjykata më e lartë administrative në Greqi, për një kontroll ligjor, që më pas do të firmoset nga presidentja e këtij këshilli, Katerina Sakellaropoulou, duke e kthyer atë në ligj.

Dekreti është dërguar në gjykatë javën e shkuar, pas vizitës së Ministrit Nikos Dendias në Tiranë, ku u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, lidhur me kufirin e tyre detar.

“Në përputhje me parashikimet e dekretit, shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë do të kryhet gjithashtu në veri të Korfuzit, një zonë ku qëndrimet e Shqipërisë dhe Greqisë janë të ndryshme. Sidoqoftë, rregullimet e kërkuara do të kryhen me mirëbesim menjëherë pas vendimit të gjykatës. Pritet që thirrja për të dy vendet në gjykatën ndërkombëtare nuk ka gjasa të ndodhë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara të zhvillohen në Shqipëri në Prill”, shkruan gazeta.

Njëkohësisht  sipas “Ekathimerini” pritet që trajtimi i çështjes në Gjyaktën Ndërkombëtare nuk do të bëhet përpara zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, që do të mbahne në Prill.

“Megjithatë duket se ka një pengesë. Firma e Kryeministrit Edi Rama nuk është e mjaftueshme për të finalizuar marrëveshjen mes dy vendeve. Një burim diplomatic mendon se Presidenti Ilir Meta mund të mos e aprovojë marrëveshjen dhe të mos i japë qeverisë së Ramës një kartë të bardhë pikërisht përpara zgjedhjeve”, shkruan gazeta./Opinion.al

Pas