Kronikë

Makina del nga rruga, plagosen tre persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 29/05/22 |
Opi Nion

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës”.

Bëhet e ditur se një automjet tip “Hyundai”, me drejtues një 60-vjeçar, banues në Berat, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, M. A., 50 vjeçe dhe Xh. A., 21 vjeçe, banuese në Berat.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Pas